Nga: Eglantina Alliaj*

TIRANË- Gazeta “Bulqiza” feston një vjetorin e botimit, një pasqyrë e gjallë e së sotmes dhe të kaluarës së kësaj zone, si një rreth i njohur për vlerat e saj ekonomike, kulturore, historike dhe fetare.

Në promovimin e saj morën pjesë deputetë, shkrimtarë, dhe intelektualë nga fusha të ndryshme, e vlerësuan këtë gazetë, si zërin e problemeve të zonës, dhe promovimin e vlerave të qytetit.

Vet boteusi i gazetës “Bulqiza”, Edmond Isaku, nënvizoi rëndësinë që kja kjo gazetë në pasqyrimin e realitetit, të problematikës, vlerave dhe traditës. Ky është një investim ekonomik dhe socialikulturor që bën për Bulqizën botuesi Edmond Isaku.

Numri i parë i gazetës “Bulqiza” doli më maj të vitit 1992, me nismën e një grupi intelektualësh të Bulqizës që morën përsipër të pasqyrojnë jetën e qytetit minator. Në këtë një vjetor të ribotimit të saj merrin pjesë personalitete nga politika, arti, kultura dhe biznesi. Kjo gazetë nuk do të kishte mundësi të njihte dritën e botimit, pa iniciativën e botuesit Edmond Isaku.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb