Një vrimë e zezë shumë e madhe, qindra mijëra herë më e madhe se dielli, është zbuluar në një re me gazra toksik afër zemrës së Rrugës së Qumështit.

Nëse zbulimi konfirmohet, kjo vrimë do të radhitet si vrima e dytë më e madhe që është parë ndonjëherë në Rrugën e Qumështit, pas vrimës së madhe të njohur si ‘Sagittarius A’ që ndodhet në qendër të galaktikës.

Astronomët në Japoni gjetën dëshmi rreth objektit të ri kur e kthyen teleskopin e fuqishëm në shkretëtirën Atacama në Kili në drejtim të resë së gazit, me shpresë se do të kuptojnë lëvizjen e çuditshme të gazrave të saj.

Observimet nga teleskopi treguan se molekulat në këtë re, q është 200 vite-dritë larg qendrës së Rrugës së Qumështit dhe rreth 150 trilionë kilometra e gjerë, ishin duke u tërhequr përreth nga forca të pashpjegueshme gravitacionale.

Me shumë gjasë arsyeja për këtë, sipas modeleve kompjuterike, ishte një vrimë e zezë jo më shumë se 1.4 trilionë kilometra e madhe.

Brooke Simmons në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, e përshkroi hulumtimin si “një punë e kujdesshme detektive”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb