Njerëz të shtrirë, të tjerë që iu vijnë në ndihmë, kaos dhe frikë. Këto ndjesi përcjellin pamjet e para nga vendi i ngjarjes në veri të Torontos ku një furgon i bardhë hyri mes turmës në një rrugë të populluar duke marrë përpara kalimtarët. Disa persona kanë mbetur të plagosur, por nuk dihet ende numri i saktë. Flitet dhe për viktima. Policia ka bërë thirrje të evitohet nga qytetarët zona ku ndodhi incidenti i rëndë.

Toronto 5

Dëshmitarët kanë thënë se furgoni ka hipur papritur në trotuar dhe asgjë nuk e ndalonte.
Sipas një rindërtimit të parë të skenës së ngjarjes, furgoni i bardhë ka kaluar papritur barrierën që ndan rrugën nga zona pedonale dhe ka marrë para personat që ndodheshin në trotuar.

Toronto 4

Mediat lokale raportojnë se “të paktën katër persona nuk japin shenja jete”. Ndërkaq mjeti është në arrati. Autoritetet kanë ndaluar edhe linjën metropolitane që kalon në zonë. Këto ditë në Toronto mbahet samiti i Ministrave të Jashtëm.

Toronto 2

Toronto 3

Torontooo

Toronto 7

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb