Nga: Artan FUGA

Çfarë po ndodh me ata që janë në periferi të shoqërisë?
Përse janë mërzitur?
Përse po ikin?
Përse nuk votojnë?
Përse nuk i ulin qepenat?
Përse i vunë flakë sporteleve?
Përse mbjellin kanabis?
Përse nuk protestojnë në shesh?
Përse janë në botën e tyre dhe nuk duan të merren me politikë?
Përse kanë në sy një ironi të thellë?
Përse jepen pas serialeve turke, indiane, a nuk e di se çfarë?
Përse nuk lexojnë?
Përse i përbuzin?
Përse ata përbuzin ata që i përbuzin?
Këto pyetje i bëj vetes.
Nuk e di se çfarë pyetje do të më bëjnë sot në një bisedë me mua gazetarët e News 24, Olda Bruko dhe Edvin Parruca në emisionin që moderojnë “Opinion”, në ora 20 e 30.
Po nuk patët gjë tjetër për të bërë, hajde shtyheni darkën me ne.
Mund t’ja fus kot, por do të jem 100 për qind i sinqertë.
Ata thonë se do të mbështeten te libri i para një dekade a më shumë “Shoqëria Periferike”.
Po e rilexoj çfarë kam shkruar atje ndërkohë që të gjithë shqetësimin e kam si po e pret lexuesi i ri, që ka ardhur në treg këto dhjetë vjet, vëllimin me tregime “Njerëzit vdesin të premten”, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese PAPIRUS, te librari Adrion te pallati i kulturës dhe ETC si edhe te libri universitar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: