Sot ju mund të eksploroni gjatë gjithë ditës Google Arts and Culture, por nuk është njësoj sikur të kesh përballë një vepër arti të mrekullueshme.

Kur ju vizitoni një vend të ri, do të merrni dyfishin e kënaqësisë së kulturës së vendit nëse vizitoni një muze të artit bashkëkohor…

Disa prej institucioneve më të mira kanë një miks veprash, nga artistë me famë botërore, si dhe nga krijues të atij vendi. “Monitor” sjell dhjetë muzetë më të mirë të artit bashkëkohor nëpër botë.

LOS ANGELES COUNTY MUSEUM OF ART dhe BROAD CONTEMPORARY ART MUSEUM LOS ANGELES, SHBA
Los-Angeles-County-Museum
Los Angeles County Museum of Art (LACMA) është muzeu më i madh i artit në Amerikën Perëndimore. Me më shumë se 120.000 vepra të ekspozuara, ata kanë një koleksion me punime moderne, si dhe një koleksion me vepra bashkëkohore që pasurohet nga Broad Contemporary Art Museum. Broad, i cili u hap në vitin 2008, përfshin vepra të Jeff Koons, Cindy Sherman, Jean-Michel Basquiat dhe Barbara Kruger. Të dy muzetë dëshmojnë historinë e artit pas Luftës së Dytë Botërore.

WHITNEY MUSEUM OF AMERICAN ART, NJU JORK, SHBA
WHITNEY-MUSEUM-OF-AMERICAN-ART-NEW-YORK-USA
I njohur më shumë si “Whitney”, ky institucion përqendrohet tek arti amerikan i shekujve XX dhe XXI. Koleksioni prej 21,000 veprash përmban piktura ‘klasike’, skulptura, printime dhe fotografi, përveçse formateve të reja, filma dhe video. Një ndër ngjarjet më të rëndësishme është Whitney Biennial. Çdo dy vjet aty shfaqet një panoramë e artit amerikan bashkëkohor dhe prezanton artistët e talentuar më pak të njohur.

GUGGENHEIM MUSEUM BILBAO, BILBAO, SPANJË
GUGGENHEIM-MUSEUM-BILBAO-BILBAO-SPAIN
Arkitektura e Guggenheim Bilbao i paraprin veprave të artit të ekspozuara në muze. I projektuar nga arkitekti Frank Gehry, ky institucion është i njohur për “instalacione të përmasave të mëdha”, nga artistë bashkëkohorë nga e gjithë bota. Një ndër më të njohurat është Snake i Richard Serra, i cili u bë me rastin e përurimit të muzeut në vitin 1997. Një tjetër punim gjigant i njohur është The Matter of Time (i cili përfshin Snake).

MUSEO D’ARTE CONTEMPORANEA DI ROMA, ROMË, ITALI
MUSEO-DARTE-CONTEMPORANEA-DI-ROMA-ROME-ITALY
Museo d’Arte Contemporanea di Roma, i njohur ndryshe si MACRO, ndodhet në dy vende të ndara, por të dallueshme: njëri është një ish-fabrikë birre në Via Nizza, tjetri një ish-thertore në Piazza Orazio Giustiniani. Koleksioni përfshin vepra nga artistë të shquar italianë, duke filluar nga vitet ’60. Pas tetorit të vitit 2018, institucioni do të jetë seli e projektit eksperimental “MACRO Asilo”, i cili do të jetë “një hapësirë takimi midis artistëve dhe qytetit”, ku artistët mund të krijojnë vepra arti dhe t’i shfaqin në hapësirën multidisiplinare.

MUSEUM OF MODERN ART PS1, QUEENS, SHBA
MUSEUM-OF-MODERN-ART-PS1-QUEENS-USA
Museum of Modern Art PS1 është një ndër institucionet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (në Queens) që i kushtohet artit bashkëkohor. Hapësira përqendrohet më shumë tek shfaqja e veprave të artit se sa tek koleksionimi, duke u dhënë mundësinë artistëve të shfaqin punimet e tyre në art eksperimental dhe ta përdorin hapësirën si një katalizator “për ide të reja, diskutime dhe tendenca të artit bashkëkohor”.

TATE MODERN, LONDËR, ANGLI
TATE-MODERN-LONDON-ENGLAND
I krijuar në vitin 1897 nga Henry Tate, nga një vend me një koleksion të vogël të artit britanik sot është shndërruar në një hapësirë ku ekspozohen 70,000 vepra arti në katër institucione të ndryshme. Tate Modern është pjesë e Tate group i hapur në vitin 2000.

MORI ART MUSEUM TOKYO, JAPONI
Mori-Art-Museum
Krijuar nga Minoru Mori, Mori Art Museum në Tokio, zgjedh të mos ekspozojë një koleksion të përhershëm. Në vend të kësaj, muzeu ka ekspozita të përkohshme nga artistë si Ai Weiwei, i cili shfaqi 26 nga veprat e tij (nga 1990 e deri më sot) në vitin 2009 në një ekspozitë të quajtur According to What?

MUSEUM OF CONTEMPORARY ART SHANGHAI (MOCA), SHANGAI, KINË
hhh
I hapur në vitin 2005, MoCA Shanghai është muzeu i parë privat i artit bashkëkohor. Qëllimi ishte të “mblidhte vepra të mrekullueshme arti nga gjithë bota”, si dhe të bëhej një platformë për prezantimin e artistëve bashkëkohorë kinezë dhe përhapjen e ndikimit të tyre në të gjithë botën. Institucioni është krenar i të qenët multidisiplinar dhe ekspozon punime që shkojnë përtej artit, duke përfshirë modë, arkitekturë, art dixhital. Salvatore Ferragamo, Chanel, dhe Pixar janë vetëm disa artistë në retrospektivë që kanë veprat e tyre në këtë muze.

HAMBURGER BAHNHOF, BERLIN, GJERMANI
HAMBURGER-BAHNHOF
Hamburger Bahnhof ndodhet në një ish-stacion treni, por sot fokusohet në artin e viteve ‘60. E deri në ditët e sotme. Pavijoni i fotografisë është mjaft i vlerësuar me vepra të Bernd & Hilla Becher, Thomas Ruff, e shumë të tjerë. Ata që pëlqejnë artin konceptual, do të gjejnë në Muzeun e Hamburgut vepra të Marcel Duchamp dhe Bruce Nauman.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb