TIRANE- Gazeta amerikane ‘Gazzette Review’ na njeh me vendet më të varfra të Europës. Po ku klasifikohet Shqipëria? Ne jemi të 4-it për varfërinë në në Europë me të ardhura vjetore për frymë në nivelin e 4450 dollarëve.
“Shqipëria ka burime të shumta natyrore si hekur apo gaz natyror, duket se një pasuri e tillë nuk është përkthyer në pasuri për qytetarët e saj. Si shumë vende të tjera në listë, Shqipëria ende mbështetet tek bujqësia për të punësuar një numër të madh të qytetarëve të saj” shkruan gazeta në pjesën për Shqipërinë.
Lista e vendeve më të varfra dhe klasifikimi në bazë të të ardhurave vjetore per fryme
1) Moldavia- Të ardhurat për frymë – $2560
2) Ukraine- Të ardhurat për frymë – $3560
3) Kosova- Të ardhurat për frymë $3990
4) Shqipëria- Të ardhurat për frymë – $4450
5) Bosnja- Të ardhurat për frymë – $4760
6) Maqedonia- Të ardhurat për frymë – $5150
7) Serbia Të- ardhurat për frymë – $5820
8) Mali i Zi- Të ardhurat për frymë – $7320
9) Bullgaria- Të ardhurat për frymë – $7620
10)Rumania- Të ardhurat për frymë – $9520
(ma.ar/BalkanWeb)