Një bankë ka mbledhur pagesa nga konsumatorët edhe pse e dinte se ata kishin vdekur.

Hetimet kanë zbuluar skandalin e Commonwealth Bank of Australia (CBA), e cila është huadhënësi më i madh i vendit.

Hetimi u urdhërua nga kryeministri Malcolm Turnbull vitin e kaluar pas një seri skandalesh që kishin të bënin me sjellje të pahijshme financiare.

CBA i tha Komisionit Mbretëror Bankar, i cili është forma më e lartë e dëgjimit publik të vendit, që tarifat nga konsumatorët janë mbledhur rregullisht për shërbimet që nuk janë dorëzuar. Disa nga planifikuesit financiarë kishin faturuar shërbimet për klientët e vdekur.

Provat treguan shembuj të shumëfishta të sjelljes së keqe nga këshilltarët financiarë të bankës. Në një rast, një këshilltar e dinte që një klient kishte vdekur në 2004, por vazhdoi të vilte pagesa për komisionet për një dekadë.

Këshilltari ka marrë rreth 65 dollarë në muaj në vitin 2014 dhe 2015.

Një tjetër klient i një këshilltari tjetër kishte vdekur në vitin 2007 dhe kontakti u bë me gruan e klientit në vitin 2013, por nuk u ndërmor asnjë veprim për të ndaluar pagesat e shërbimit që po ngarkoheshin ndaj të ndjerit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: