Pavarësisht zërave dhe disa spekulimeve në mediat turke për një ndarje të mundshme të aktores Tuba Buyukustun (Elifi) nga bashkëshorti Onur Saylak, në të vërtetë asgjë nuk është konfirmuar nga dy aktorët.

Elifi ishte e pranishme në një event së bashku me aktorin dhe bashkëpunëtorin e saj Murat Yildirim, me të cilin ka luajtur në serialin “Rebellious” (Asi). Të dy artistët janë bërë pjesë e aktivitetit të organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave (11 tetor)
Tuba Büyüküstün dhe Murat Yıldırım kanë qenë pjesë e panelit të “Girl Children’s Voice”. Ҫifti i aktorëve u bënë bashkë për këtë event që ishte organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe fondacioni “Aydin Dogan” në Turqi.

Të dy artistët theksuan se të gjithë vajzat në botë, por sidomos fëmijët, duhet të jenë të mbrojtura nga ҫdo lloj diskriminimi. Po ashtu, shoqëria jonë duhet të përpiqet më shumë për të drejtat e njeriut kur është fjala për këtë kategori kaq delikate.

Tuba, si një prej aktoreve që bëhet gjithmonë pjesë e aktivitete sociale dhe atyre të bamirësisë, ka tëhequr vëmendjen e të gjithë të ftuarve.
Megjithatë, jo të paktë qenë edhe titujt abuzues për “daljet” e Elifit apo abuzimet se ajo dhe Onur po përjetojnë një krizë martesore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: