ITALI – Forma e mirë fizike, shkëlqimi i lëkurës dhe shëndeti i flokëve fillojnë nga tavolina. Shëndeti dhe bukuria fitohen edhe me ushqim të shëndetshëm. Disa ushqime, në sajë vlerave të tyre mund të jenë aleatët më të mirë për të qenë në formë të mirë fizike dhe të një pamje rrezatuese.
Njihuni me dhjetë ushqimet që ju bëjnë të bukur:
1. UJI është një element i domosdoshëm që duhet të përdoret me bollëk. Kjo përjashtohet në raste kur këshillohet nga mjeku që duhet pirë pak. Shprehja klasike që në ditë duhet të pimë dy litra ujë është e vlefshme dhe merret si pikë refermi. Përveç se hidraton indet, që do të thotë mban lëkurën të butë dhe elastike, uji është aleati i parë për të eliminuar ujërat që mbeten nga një ind në tjetrin duke luftuar celulitin.
2 LLOJET E E PESHKUT BLU – Sardelja, aringa, skumbri të cilët konsiderohen “peshq të varfër” duhet të konsumohen 2-3 herë në javë. Këto lloj peshku kanë një përqendrim të lartë të proteinave dhe yndyrnave të mira, Omega 3 dhe Omega 6, kështu që është shumë e dobishme për të luftuar plakjen e indeve dhe shëndetin e muskujve.
3. VEZA ose më saktë e verdha e saj është një koncentrat i vërtetë i vitaminës B6, vitaminës A dhe D përveç proteinave dhe yndyrnave.
Shtimi i një veze në sallatë ose përgatitja e një omëlete kontribuon në bukurinë e duarve, pasi substancat në vezë ndihmojnë në forcimin e thonjve.
4. ORIZI INTEGRAL- Karbohidratet janë një burim i madh energjie, për të cilën trupi ynë ka shumë nevojë.
Orizi integral mund të jetë një zgjidhje e mirë: ju jep energji efikase, ju furnizon me proteina, pak lipide dhe kolesterol të munguar. Është shumë i pasur me fibra dhe ka një indeks glicemik më të ulët se oriz i bardhë.
5. AVOGADO – Falë acideve yndyrore të pangopura dhe vitaminës E, është aleate e madhe e elasticitetit të lëkurës. Idealija është të konsumohet një herë ose dy herë në javë por pa ekzagjeruar sepse përmban shumë kalori. Mund të shtohet në sallatë, ose të konsumohet vetëm, si pjatë e dytë.
6. ARRAT- Ato janë një minierë e vërtetë e acidit yndyror, i cili përmirëson elasticitetin e indeve dhe për këtë arsye jep një lëkurë të butë dhe të ndritshme.
Ata janë të pasura me vitaminë E, antioksidantë dhe omega 3. Konsumoni vetëm katër arra në ditë, ose i shtoni në sallatë ose kos.
7. SHEQERI – Mos e nënvlerësoni sepse ai i jep organizmit tonë energjinë e domosdoshme për veprim. E rëndësishme është që ta konsumoni në sasi të vogla. Psh në qoftë se duam të ëmbëlsojmë një pijë mund t’i hedhim “stevia”, e cila është një ëmbëlsues më pak kalorik.
8. BORONICA –  Ashtu si manaferrat, rrushi i zi dhe fruta të tjera më ngjyrë vjolë të errët përmbajnë anthocyanins, një polifenol i dobishëm për veprimin si antioksidant. Boronicat ndihmojnë në forcimin e enëve të gjakut dhe furnizojnë indet me oksigjen.
9. DOMATET- Edhe pse ato janë një perime verore, ato janë gjatë gjithë vitit dhe gjithashtu mund të konsumohen në formën e koncentratit dhe salcës, të cilat mbajnë veti të saj. Ata janë shumë të pasura me licopene, një antioksidant që mbron qelizat nga veprimi i radikaleve të lira. Ata janë gjithashtu të ulëtat në kalori, kështu që një sallatë e mire me domate është një aleat i vlefshëm i atyre që duan të humbasin disa kile.
10. ÇAJI JESHIL– Është një pije e shijshme dhe me shumë dobi. Ajo ka veti antioksiduese dhe pastruese, dhe gjithashtu është e lidhur me bukurinë e flokëve, sepse e forcon dhe e pengon rënien e tyre. Për të parë rezultatet duhet të konsumoni të paktën dy gota në ditë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb