Presidenti më i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të fitores në një sallë në New York i rrethuar nga gruaja e tij dhe familja e “zgjeruar”. Ja kush janë anëtarët që përbëjnë familjen më të re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
1.Barron Trump është fëmija i vetëm nga martesa e tanishme me Melaninë.
Edhe pse ai ka bërë paraqitje të shkurtra në fillim të fushatës, 10 vjeçari është mbajtur kryesisht jashtë qendrës së vëmendjes.
2.Melania Trump, një ish-modele e lindur në Slloveni e cila u martua me Trump në janar të vitit 2005. Në korrik 2016 ajo bëri bujë pasi ka kishte bërë një fjalim në Konventën Kombëtare Republikane, në të cilën ajo u akuzua për plagjiaturë. Fjalimi i saj ishte i njëjtë si Michelle Obama që e kishte realizuar në vitin 2008.
3.Jared Kushner është burri i Ivankas, vajzës së madhe të Donald Trump. Kushner ka qenë pronari i gazetës javore Observer në New York për 10 vjet.
4.Ivanka Trump është ndoshta fëmija më i njohur i Donald Trump, vajza e vetme e martesës së tij me Ivanën gruan e tij të parë.
5.Tiffany Trump është e bija e Donald Trump nga gruaja e dytë e tij Marla Maples, një ish-aktore.
6.Vanessa Trump u martua me Donald Trump në nëntor të vitit 2005. Çifti ka pesë fëmijë të vegjël duke përfshirë 8-vjeçarin, Kai.
7.Kai Trump është fëmija më i madh i Vanesës dhe Trump.
8.Donald Trump është djali më i madh i Trump nga martesa e tij e parë me Ivanan.
9.Eric Trump është fëmija i tretë i martesës së Trump me Ivanan. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij, ai është gjithashtu një zëvendës-president ekzekutiv i Organizatës Trump.
10.Lara Yunaska, një ish-producente e cila u martua medjalin e Trump, Eric në vitin 2014.

familja-1
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb