Ananasi është një nga frutat më të mira, të pasura me anti-oksidantë, të cilët janë mbështetësit më të mirë në luftën kundër kancerit dhe të sëmundjeve të zemrës.

Përfitimet shëndetësore mund t’i merrni nga ky frut dhe kur e konsumoni si lëng.
Konsumimi i një gote me lëng ananasi është mënyra më efikase për të pasur mishra dhëmbësh sa më të shëndetshëm.

Gjithashtu ju bëheni me një aleat të ri nëse jeni në luftën kundër peshës. Duke qenë se përmban shumë fibra si frut ndihmon në humbjen në peshë.

Ananasi arrin të ndikojë ne funksionimin më të plotë te metabolizmit tonë dhe e mbron atë nga sëmundjet, ushqen flokët dhe lëkurën dhe ndikon në forcimin e thonjve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: