KOSOVE– Në Kosovë ekziston një fshat i cili ka vetëm një banor. Bëhet fjalë për fshatin Graxhanik në të cilin jeton vetëm i moshuari Sabit Maliqi.

70-vjeçari jeton i vetëm në një përrua dhe nuk dëshiron ta lërë fshatin.

I moshuari gatuan dhe e përgatit vetë ushqimin. Për të arritur deri në fshat është vështirë për shkak të rrugës jo të mirë, pasi që në vend të zhavorit është hedhur dhe.

Për këtë arsye një pjesë e rrugës bëhet me traktor e një pjesë në këmbë. Sabit Maliqi thotë se në qytet nuk mund të jetojë dot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: