Një kinez, ekspert i arteve marciale rrezikoi jetën e tij për të demonstruar se si ai mund të mbijetonte i varur në një pemë. Li Liangbin, 49 vjeç, nga fshati Lizhuang në qarkun Dingtao, në provincën e Kinës lindore Shandong, tha se ai i kishte skalitur muskujt e tij në qafë, në mënyrë të tillë që të mund të mbante të gjithë peshën e trupit të tij përmes saj.
“Unë kam praktikuar kung fu, që kur isha një djalë i ri dhe, edhe pse tani jam një mjeshtër në kung fu, jam gjithmonë në kërkim të sfidave të reja dhe mënyrave të reja për të disiplinuar trupin tim”, tha ai sipas Mirror. Kjo eksperiencë ishte e vlefshme për të, jo vetëm për trajnimin e muskujve të qafës, por edhe si një sfidë dhe një lloj meditimi me veten, tha Li. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb