Sofia Hayat ka vendosur të braktisë jetën e saj të mëparshme, pas “thirrjes së Zotit”.

Aktorja dhe modelja ka hequr dorë nga jeta e shthurur, madje ka zvogëluar edhe gjoksin që e kishte zmadhuar me operacion, raporton sot britanikja “The Mirror”.

“Jeta ime më parë ishte e mrekullueshme, por unë e dua këtë njeri të ri më shumë, tha ajo, Kur shikoj fotot e vjetra, tani buzëqesh. Arsyeja e jetës sime tani është të zbuloj të vërtetën e ekzistencës sonë”.

Hayat është rritur në një familje të rreptë myslimane, nën kujdesin e prindërve dhe dy vëllezërve të saj. Por, kjo mënyrë jetese bëri që ajo të rebelohej në adoleshencë dhe të ndiqte një mënyrë tjetër jetese, nga ajo e familjes së saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: