Ekipi britanik prapa veturës supersonike Bloodhound ia ka mësyrë që të thyejë rekordin e shpejtësisë prej 1200 kilometrave në orë, me veturën që pretendohet se ka shpejtësi 1600 kmh.

Ekipi i Bloodhound përbëhet nga ekspertë të Formula 1 dhe të aerodinamikës, thuhet në prezantimin zyrtarë të veturës supersonike që ka hiç më pak se 133, 151 kuajfuqi . Tërë kjo fuqi sigurohet nga motori i Rolls-Royce EJ200, raketës Nammo dhe nga motori i Jaguar V8.

Ekipi ka thënë se vetura supersonike mund të arrijë shpejtësinë 1600 kmh për 55 sekonda, që i bie të kalojë 1.2 kilometra për 3.6 sekonda – por qëllimi i tyre është thyerja e shpejtësisë prej 1000 kmh që e kishte vendosur Andy Green në vitin 1997.

Ky rekord, sipas ekipit pritet të thyhet vitin e ardhshëm në shtratin e tharë të liqenit Hakseen Pan në Afrikën e Jugut.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb