Pas njoftimit të policisë se në ndeshjen Partizani-Kukësi tifozët nuk do të futen ne stadium pa kartën e identitetit kanë reguar “Ultras Guerrils”.

Tifozët më të zjarrtë të klubit kryeqytetas prej 3 ndeshjesh nuk kanë qenë në mbështetje të skuadrës prej këtij kushti të policisë, ndërsa pak ditë më parë u lajmërua se ky ngërç ishte zgjidhur dhe në takimin e sotëm kundër kampionëve në fuqi ata do të ishin prezent.

Pak çaste para takimit, për të larguar të gjithë dyshimet sa i takon pranisë së tifozëve në shkallët e stadiumit, “Ultras Guarrils” në faqen e tyre zyrtare kanë shkruar:

“Ju ftojme te gjitheve te mblidhemi te Baza dhe se bashku te nisemi drejt stadiumit. Nese ne hyrje kerkohet identifikim nuk do hyjme ne stadium!”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb