TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha sa i takon njohjes së diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës nga Serbia.

Me anë të një postimi në faqen e tij në ‘Facebook’, Rama ironizoi liderin e demokratëve se njohja e tyre është kryer me kohë. Nga ana tjetër ai ftoi Bashën që të mbajë kufirin e gënjeshtrave brenda territorit shqiptar, pasi sipas tij po i turpëron botërisht.

“Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë Lulëzim✌Aman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht?”, citohet në mesazhin e Ramës.

Ditën e sotme Basha gjatë komunikimit nga ‘çadra e lirisë’ akuzoi Ramën se për gati tri vite nuk kishte mbajtur premtimin për njohjen e diplomave të studentëve të Luginës së Preshevës.

“Në Preshevë para tre vjetësh kryeministri aktual premtoi mbështetjen e shtetit shqiptar për arsimin, njohjen e diplomave, ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin social dhe ekonomik. Asnjë nga këto premtime nuk janë bërë realitet.”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb