TIRANE- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me vendimin që mori sot Kuvendi i Maqedonisë për ligjin e Gjuhës Shqipe. Në një status në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, Kryemadhi theksoi se është një hap tjetër emancipues shtetëror si dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit.

“Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.”, tha Kryemadhi.

MESAZHI I KRYEMADHIT
Pas vendimit për shpalljen festë zyrtare të ditës së alfabetit, ditës së Kongresit të Manastirit, miratimi i ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni është një hap tjetër emancipues shtetëror.
Heqja dorë nga tabutë, duke përfshirë heqjen dorë nga emri historik, siç deklarohet; dhe çlirimi nga frika prej gjuhës së tjetrit, përbëjnë dukuri evropianizuese të Maqedonisë fqinje, të cilën Shqipëria e njohu e para si shtet të pavarur.
Të heqësh dorë nga monolinguizmi do të thotë të pranosh barazinë me tjetrin, shumicë a pakicë qoftë. Kufiri i gjuhës nuk kontrollohet nga kufiri i shtetit! Njohja dhe pranimi i këtij realiteti është progres.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb