SHBA – Rainer Weiss, Barry C Barish dhe Kip S Thorne janë fituesit e çmimit Nobel për fizikën për vitin 2017. Ky çmim i rëndësishëm ndahet mes këtyre tre shkencëtarëve për kontributin e tyre në zbulimin e valëve të gravitetit “Ligo” në fillim të vitit të kaluar.

Komiteti Nobel ka dhënë 111 çmime në fizikë që nga viti 1901. Vitin e kaluar, tre studiues fituan për punën e tyre në fushën e topologjisë.

“Çmimi i këtij viti shkon për zbulimin që tronditi botën”, tha përfaqësuesi i komitetit të Nobelit në Stokholm. Gjatë kësaj jave pritet të jepen edhe cmimet e tjera nobel, por veëmendja do të fokusohet te cmimi i madh per letërsine dhe cmimin nobel për paqen.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: