‘Sherri mes Cozman dhe Noizy-t ka qenë i paralajmëruar. Cozman e ka kërcënuar që pas deklaratës që ai bëri se kishte pasur një marrëdhënie me Tunën”, është kjo ajo që thonë miqtë nga Tirana të reperit të mirënjohur Noizy. Sipas tyre, Cozman i kishte dërguar disa herë mesazhe Noizy-t që të mos dukej në Prishtinë, pasi do të hakmerrej për ato që kishte thënë, ndaj dhe ky konfrontim mes tyre ishte i pritshëm.

Pas gjithë lajmeve që qarkulluan, vetë reperi nuk ka preferuar të reagojë. Edhe statusin në “Instagram” ku shprehej se dikush do të mbante përgjegjësi, Noizy e ka larguar shpejt nga rrjetet sociale. Ka zgjedhur eventin e ditës së enjte në Kosovë, për të folur për herë të parë për sherrin me “Babastars”. Noizy ka preferuar të japë një mesazh mbrëmjen e së enjtes, teksa triumfoi në “Zhurma Show”. Tërthorazi ka folur edhe për përleshjen me djemtë e “Babastars” dhe është arsyetuar për atë që ka ndodhur, duke thënë se ai do që të jetë një shembull i mirë për fansat e tij, por ndonjëherë duhet të bëjë gjëra që s’janë të mira, për të mbrojtur të afërmit. Ka mjaftuar kaq që e gjithë salla ta duartrokasë këtë deklaratë të Noizy-t.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: