Qeveria e Norvegjisë i kërkoi sot parlamentit të miratojë një urdhërndalimi kombëtar kundër përdorimit të burkave në të gjitha ambjentet e arsimit, duke filluar nga qendrat e kujdesit ditor deri në universitete.

“Një urdhërndalimi kundër mbulimit të fytyrës do të sigurojë një komunikim të hapur me fëmijët, nxënësit, studentët dhe imigrantët e sapoardhur gjatë orëve të mësimit”, deklaroi ministri i Arsimit dhe Integrimit, Jan Tore Sanner.

“Norvegjia është një shoqëri e hapur ku të gjithë duhet të jenë në gjendje të shohin fytyrën e njëri tjetrit”, deklaroi ministri i Financave, Siv Jensen.

Propozimi, i shpallur në muajin qershor, i është nënshtruar një rishikimi nga agjencitë dhe institucionet e ndryshme.

Qeveria njoftoi se urdhërndalimi do të aplikohej për punonjësit në qendrat e kujdesit ditor, por jo tek fëmijët e regjistruar atje, pasi fëmijët e vegjël shumë rrallë i përdornin burkat.

“Në shkolla, institucionet e trajnimeve për të rritur, universitetet dhe kolegjet urdhërndalimi do të zbatohej vetëm gjatë kohës së mësimdhënies. Mësuesit dhe studentët do të lejohen të veshin rroba që mbulojnë fytyrën vetëm gjatë pushimit”, sipas deklaratës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb