Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Adelina Ismajli Zhvishet nudo, e mbuluar me çokollatë. Çunat e G99 humbin zgjedhjet, punësohen banakierë. Tedi Papavrami ca muskuj   për violinën. Zëdhënëset e PD në jetë

Adelina Ismajli, Zhvishet nudo, e mbuluar me çokollatë
Ajo guxon gjithmonë. Nuk ka frikë të eksperimentojë. Nuk ka frikë as të zhvishet. Këtë gjë madje e bëri që në moshën 15-vjeçare, kur mori pjesë për herë të parë në Festivalin në Radio-Televizion në vitin 1996, ku pa më të voglin hezitim u zhvesh me të brendshme. Tashmë pasi i ka kaluar të 30-at, nuk ka frikë as të shfaqet nudo, ashtu sikurse e bëjnë gjithë VIP-at në botë. Por, ajo ka zgjedhur mënyrën më sensuale e ndoshta edhe më provokuese.

Këngëtarja Adelina Ismajli, në numrin e ri të revistës “Anabel” është shfaqur e zhveshur dhe e mbuluar e gjitha me çokollatë. Në fakt, më herët në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Adelina Ismajli ka deklaruar se nuk kishte frikë të zhvishej nudo, por këtë gjë do ta bënte për bamirësi. Nuk dimë sa do t’i shërbejë bamirësisë kjo zhveshje e saj, por padyshim që është show më i bukur i këngëtares.

Veliaj

Çunat e G99 humbin zgjedhjet, punësohen banakierë
Partia e re G99 duket se ka qenë më e prekura nga zgjedhjet e fundit në vend. E mbetur tashmë jashtë Kuvendit me gjithë aspiratat e shumta të liderëve dhe ndjekësve të saj, i shohim rrallë e më rrallë në ndonjë aktivitet jo politik. Kjo sepse kanë mbetur edhe pa punë. Por, Arbi Mazniku e ka gjetur aktualisht zgjidhjen. Ai ka filluar punën si banakier në një lokal në kryeqytet. Ndërsa lideri i partisë së tij G99, Erion Veliaj është një nga klientët e tij më të mirë. Por kjo nuk e gëzon dhe aq shumë Erionin. I mërzitur pafund, ai ka nisur ta mbysë kohën me alkool dhe cigare, siç e shohim edhe në foto.

Mazniku

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/09/15/bluetooth-nostalgji-adelina-ismajli-zhvishet-nudo-e-mbuluar-me-cokollate-cunat-e-g99-humbin-zgjedhjet-punesohen-banakiere-tedi-papavrami-ca-muskuj-per-violinen-zedheneset-e-pd-ne-jet/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb