Në lajmet  “show-bizz”, në rubrikën “nostalgji”  Gazeta Shqiptare sjell fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të gazetës. GSH.al, ju sjell: Aurela Gaçe godet sërish. Basha u ‘buzëqesh’ femrave. Bleona i thotë jo energjive

Aurela Gaçe godet sërish
Mbetet gjithmonë shumë aktive në të gjitha aktivitetet që merr pjesë apo evenimente të ndryshme dhe gjithmonë tërheq vëmendjen. Fillimisht këtë e bëri në skenën e Këngës Magjike, teksa këndoi këngën që u shpall fituese e sapokthyer nga Amerika. Këto kohë qëndrimi në Shqipëri, në vendin e saj të lindjes janë shumë të këndshme, dhe veç të tjerash, Aurela po ndihet shumë mirë me shoqërinë dhe kolegët. Kënaqësia që këngëtarja e mirënjohur shpalos gjithmonë është ndërrimi i performancave në look, dhe këtë herë një tjetër prerje flokësh, një tjetër model interesant ku ajo ka gjetur veten, duke u kthyer nga bjonde në brune.

Basha u ‘buzëqesh’ femrave
Pas ngjarjes me deputetn greke në Athinë, gjatë një samiti rajonal ku mediat vendase e cilësuan ministrit e jashtëm shqiptar Lulzim basha si një djalë të bukur që tërheq vëmendjen e politikanes, kjo foto vërteton komentet e atëhershme. Si gjithnjë, ministri tregohet i qeshur dhe dashamirës, vecanërisht me gjininë femërore, për të cilën që në fushatën elektorale në zonën ku ai doli fitues deklaroi se kishte dobësi.

Bleona i thotë jo energjive
Në ditët e saj të qëndrimit në Shqipëri, Bleona po pushon më së shumti në shtëpinë e saj në Durrës, aty ku dhe zhvillon koncerte të shumta apo merr pjesë si e ftuar speciale në vende të ndryshme. Këtë herë, paparaci ynë e ka kapur duke qenë thjesht ‘spektatore’. Në tavolinën ku servireshin pije energjike, Bleona nuk ka preferuar të shijojë të tilla por ka dashur vetëm një shishe me ujë natyral mineral. Ndoshta kjo është pamja pas një koncerti të lodhshëm, ku këngëtarja shfaqet paksa e plogësht, teksa ka hedhur një bluzë krahëve për të mos ndjerë freskun e orëve të darkës sipër fustanit elegant plot me lule shumëngjyrëshe.

Ky shkrim u botua më 6 shtator 2008

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb