Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Valbona Hoxha, dashuria 13-vjeçare me avokatin Boga.

Pushimet e mbesës së Enver Hoxhës në Qeparo mes fotove ekskluzive. Nuk ka dashur kurrë të jetë në fokusin e paparacëve duke mos u shfaqur asnjëherë në publik. Pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë asgjë për të, thuajse nuk e njohin, kjo sepse vetë ajo ka preferuar të ruajë privatësinë e saj, jashtë objektivit të fotografëve apo kamerave. Për herë të parë vjen ekskluzivisht për “Bluetooth”, Valbona Hoxha, mbesa e parë e ish-diktatorit Enver Hoxha.

Valbona-Hoxha-2

Paparacët tanë kanë kapur 32-vjeçaren fundjavën e kaluar në plazhin e mrekullueshëm të Qeparosë teksa pushonte me familjen, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, avokati i njohur Genc Boga si dhe nga dy fëmijët vajza 6 vjeçare Ines si dhe Kevini, 5 muajsh. Ashtu siç duket qartë edhe nga fotot, Valbona gëzon linja perfekte, ku jo shpesh të qëllon t’i shohësh tek një bashkëmoshatare e saj. Mjaft e përkushtuar ndaj fëmijëve si dhe e kujdesshme në çdo detaj rreth vetes së saj.

Valbona-Hoxha-3

Gjatë gjithë kohës, për të ndjerë më pak temperaturat e nxehta të këtyre ditëve apo ndoshta dhe thjesht për të ngjarë ndryshe, ajo mban në kokë një shall të verdhë, syze të cilat nuk i heq gati në asnjë moment si dhe kremin solar pa të cilin duket se nuk bën dot. Rrobat e banjës në ngjyrë rozë i krijojnë një kontrast të dukshëm me ngjyrën e lëkurës duke formuar një pamje të admirueshme nga të gjithë. Në dukje mjaft e qetë, duke pasur vëmendjen çdo moment tek vogëlushët ajo ka kaluar 3 ditë relaksi në plazhin e Qeparosë. Po kush është mbesa e parë e Enver Hoxhës, pasionet e saj dhe historia e dashurisë me avokatin e njohur… Prioritetet dhe qëndrimi i spostuar larg zhurmës mediatike…

Valbona-Hoxha-4

Lindur në ditën e nënës
Valbona ka lindur në 8 Mars të vitit 1975, datë që përkon me ditën e gruas dhe lehtësisht e mbajtshme mend. Sipas informacioneve që kemi mbledhur që që nga lindja e mbesës së parë në familjen Hoxha, për Liljanën nënën e saj, dhe gjyshen Nexhmie Hoxha nuk u festua më festa e gruas. Në shtëpi, për sytë e ish-diktatorit Enver Hoxha ishte vetëm ditëlindja e mbesës së parë, Valbonës. Ishte e preferuara e tij ndërkohë që emrin ia kishte vënë para se ajo të lindte, kur ishte ende në bark të nënës.

Valbona-Hoxha-5

Enver Hoxha ishte shumë i lidhur pas vajzës së djalit të dytë Sokolit, nuk ndahej asnjëherë nga ajo. Pushimet, të cilat i merrte dy herë në vit nuk mund të realizoheshin asnjëherë pa qenë dhe mbesa e vogël. Enver Hoxha është pagëzuesi i të gjithë nipërve e mbesave. Atij i ka pëlqyer gjithmonë tu vinte të vegjëlve emra shqiptarë, si Ermali, Shpati, Shkëlzeni… Një nga gjërat që e mbajnë të lidhur Valbonën janë studimet. Edhe pse ka kryer dy shkolla të larta ajo tashmë po kryen fakultetin e tretë për Psikologji. Valbona ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme të përgjithshme “Petro Nini Luarasi” dhe më pas studioi në degën “Gjuhë-Letërsi” jashtë vendit. Pas disa kohësh ajo rikthehet në Shqipëri për të kryer dhe fakultetin e dytë, atë të Gjermanishtes. Gjithmonë në shërbim të gjermanishtes ajo ka kryer një sërë kursesh dhe masterash.

* Shënim: Ky shkrim u botua më 1 shtator 2007

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/09/18/bluetooth-nostalgji-fotot-ekskluzive-ne-plazh-valbona-hoxha-dashuria-13-vjecare-me-avokatin-boga/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb