E njohur si një nga prezantueset më të bukura të ekranit kosovar, Anita Muçaj, bija e spikerit Mustafë Muçaj, u bë ndër gratë më të famshme në Kosovë, që në momentin e lidhjes së saj me njërin nga politikanët e njohur të Kosovës.

Anita që ishte një vajzë shumë e urbanizuar në kuptimin e të qenurit e pranishme në çdo eveniment për të rinjtë, u shndërrua në një zonjë të rëndë, që i rrinte në krah bashkëshortit në çdo rast. Ndryshe nga liderët e tjerë të Kosovës, që shumë rrallë marrin me vete bashkëshortet, Ramushi nuk dilte askund pa Aniten në krah.

Por Tribunali i Hagës, i ka ndarë që prej tre vjetësh. Derisa Ramush Haradinaj qëndron prapa hekurave i akuzuar se i doli në mbrojtje popullit të tij, Anita në Prishtinë jeton me dy fëmijët e saj, e lumtur që ka një burrë siç është Ramushi, për të cilin ajo flet në intervistën për “Bluetooth”.

Per te lexuar artikullin e plote ne GSH.al klikoni ne kete link: http://www.gsh.al/2017/09/24/bluetooth-nostalgji-intervista-ekskluzive-kush-eshte-anita-tiranasja-qe-i-fitoi-zemren-kryeministrit-te-kosoves-rramush-haradinaj/

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb