Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Marshi funebër i deputetëve të PD-së. Mesila humbet rrugën…! Eduard Shalsi, i qeshur me BARKUN plot. Kriza e Armand Shkullakut… apo e gazetarisë?

Marshi funebër i deputetëve të PD-së
Lajmi për zbulimin e eshtrave të 19 personave në Malin e Dajtit ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga Mesila Doda, t’i ngjiten malit për të parë nga afër atë që ishte gjetur. Pas saj, shpura e deputetëve të tjerë nën marshin funebër kishte në autokolonë për njësh, nga Gent Strazimiri dhe Arenca Trashani. Më shumë sesa kurioziteti për të parë me sytë e tyre makabritetin që kishte ndodhur në atë vend në vitet ‘60 nga regjimi komunist, deputetët kanë qenë në Dajt edhe për të dhënë një mesazh politik. Ky marshim aspak piktoresk është shoqëruar në momente të veçanta nga pritja, pasi deputetëve u është dashur të çajnë baltën, pa e vrarë mendjen se do të njollosnin veshjet e kushtueshme…!

Mesila humbet rrugën…!
Një shprehje e urtë thotë: “Delen që ndahet nga tufa, e ha ujku”. Mesila Dodës i ka ndodhur një situatë e ngjashme, pasi ka humbur rrugën…, diçka e paparashikueshme që mund t’i ndodhë kujtdo në majë të malit, veçanërisht kur ndahet nga grupi. Deputetja duket se ka shumë qejf ngjitjet në vendet e larta dhe e rrëmbyer nga pasioni, nuk di nga po shkon. Deputetes i janë ngatërruar këmbët mes shkurresh dhe ferrash, por duket se ato nuk i ngadalësojnë aspak hapin, por vazhdon të eci mes gërxhesh dhe skërkash të përbaltura për të përmbushur misionin. Kjo tregon se ajo nuk është një deputete e zakonshme, por tejet e përkushtuar.

Mesila 2

Eduard Shalsi, i qeshur me BARKUN plot
Nëse mendoni se politika është një profesion aspak i lodhshëm, gaboheni. Edhe për të folur në podiume apo për të bërë strategji nevojitet energji. Eduard Shalsi duket se ecën me parimin që ushqimi është shumë i domosdoshëm, prandaj nuk mendohet dy herë teksa i kanë vendosur në tryezë një pjatë të bollshme. Pasi e ka ngrënë gjithçka, ai duket se ka ardhur në qejf, sigurisht kjo edhe falë një gote verë. Tani po që ndihet tej mase i gëzuar! Me barkun plot dhe pasi ka thyer oreksin, ai jo vetëm mund të punojë i qetë në selinë rozë, por edhe të qeshë sa të dojë…!

Lajmin e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/09/14/bluetooth-nostalgji-marshi-funeber-i-deputeteve-te-pd-se-mesila-humbet-rrugen-eduard-shalsi-i-qeshur-me-barkun-plot-kriza-e-shkullakut-apo-e-gazetarise/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: