Në lajmet  “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” Gazeta Shqiptare sjell fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth”. GSH.al sjell: Bluetooth – Nostalgji/ Nano në Budva me Metën??? Sabiani shfaqet me vajzën e tij të vogël. Poni, sa e dashur kjo vajzë.

 

Sabiani shfaqet me vajzën e tij të vogël

Sabiani një ndër këngëtarët që u fut shpejt në tregun komercial të muzikës popullore, për herë të parë është shfaqur në publik me vajzën e tij të vogël. Bija e tij duket pak e hutuar e vënë nën fokusin e paparacëve, ndërsa i ati është mësuar tashmë. Me këngën e “Tullacit”, këngëtari mori në famë të paparë ndërsa edhe më shumë në treg e futi bashkëpunimi me këngëtaren bullgare Katia. Si një baba i mirë ai ka nxjerrë të voglën në periferi të Tiranës, për ti dhënë një akullore.

Poni, sa e dashur kjo vajzë

Duket se rastësisht në të njëjtin vend ku ka qenë Fabiani me vajzën e tij, ka qenë dhe Poni këngëtarja e njohur e polifornive labe. Ajo shumë e dashur ka takuar kolegun e saj, ndërsa vajza e vogël nuk i është ndarë për asnjë çast. Biseda që ata bënë, mësohet të jetë vërtitur rreth koncerteve të verës, të cilat nuk kanë munguar për dy këngëtarët. Sabiani ka qenë i veshur me një nga kamishat e tij të preferuara tip Al Paçino ndërsa Poni me një fustan me ngjyra verore, jo ekstravagant.

Nano në Budva me Ilir Metën???

Një nga thashethemet më të përhapura këto ditë në Tiranë ishte se kreu i LSI-së Ilir Meta bashkë me Monika Kryemadhin po kalojnë disa ditë pushimi në Budva e sipas fjalëve me të është bashkuar edhe ish-kryeministri Fatos Nano me bashkëshorten respektove. Pasi lajmi mori dhenë ne tentuam të flasim me Monika Kryemadhin e cila tha se nuk kishte asnjë gjë të vërtetë në këtë thashetheme. Pas kësaj u fol se Nano me Xhoin janë në Greqi.

Ky shkrim u botua më 9 Gusht 2008

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb