Në lajmet  “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” në Gazetën Shqiptare mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth”.  GSH.al, sjell: Olta Gixhari, mbetëse në provim. Gon Llakaj lë dietën, shton peshë

 

 

Olta Gixhari, mbetëse në provim
Duket se shfaqja “Pamje nga Ura”, veç suksesit të merituar, aktores së re Olta Gixhari, i ka sjellë dhe një problem të vogël. Në listat e afishuara për provimet ose detyrimet e mbartura në Akademinë e Arteve, për degën e Artit Skenik, gjetëm emrin e aktores që tashmë është jo pak e njohur për publikun. Bukuroshja bionde, e cila pati një trampolinë të shkëlqyer në botën e artit shqiptar me shfaqjen “Pamje nga Ura”, ku pati mundësi që të luajë krahas aktorëve të mëdhenj si Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu etj, tashmë duket se ka një problem të vogël që lidhet me shkollën. Sepse, nëse Olta nuk do të shlyejë këtë detyrim të mbartur konkretisht në lëndën e Skermë dhe Truke Skenike, ajo rrezikon të mos marrë dhe diplomën, gjë që do të ishte një fatkeqësi e vërtetë, për një aktore e cila sapo ka nisur rrugën e saj drejt suksesit. Ndër emrat e tjerë të afishuar në listën e studentëve që duhet të shlyenin detyrimet ndaj akademisë, ishte dhe Mirdit Çupi, djali i Frrok Çupit.

Gon Llakaj lë dietën, shton peshë

Moderatori dhe artisti i njohur i humorit shqiptar Agron Llakaj ja ka varur pak vetes. Në edicionet e fundit të Portokallisë na ka habitur pamja e tij e re dhe trupi në formë. Dikur bënte vrap te liqeni artificial por duket se tani në verë ja ka futur me top ushqimit duke lënë pas dore edhe aktivitetin sportiv. Me këtë bark që ka vënë Goni do ti duhen nja dy muaj punë për ta hequr.

Ky shkrim u botua më 26 korrik 2008

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb