Në lajmet  “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji”,  “Gazeta Shqiptare” sjell fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth”. GSH.al, ju sjell: Rozi shpenzon 500 euro për syze dhe lente. Hej Kristi është gjallë… “Erdha tek ty, me dritë në sy…”

Rozi shpenzon 500 euro për syze dhe lente
Duket se biznesi i saj më i fundit si menaxhere te “Tarraca” por edhe punët si këngëtare po shkojnë shumë mirë. Kjo duket e fiksuar edhe në paparacin tonë, ku Rozana Radi ka qenë në një dyqan syzesh dhe ka shpenzuar 500 euro për të blerë një palë lente kontakti dhe një palë syze të reja firmato. Preferenca e saj vërtitet te Dolce&Gabanna sepse të gjitha palët e provuara ishin të kësaj firme. Këngëtarja ka hequr dorë edhe nga tualeti i tepërt i mëngjesit. Ajo shfaqet e palyer përveç një buzëkuqi natyral që ka vënë. Ndërkohë që ka veshur kanotiere të zezë, fund xhins të shkurtër dhe një palë këpucë të verdha të kombinuara me çantën.

Hej Kristi është gjallë…
Duhej të ishte promovimi i albumit të parë të Anjeza Shahinit, që të shfaqej në publik, Kristi, këngëtari rebel që ka bërë bujë me historitë e denoncimit të vjedhjes së këngëve, apo me muzikën e tij alternative të ndërthurur me folk. Ai është ulur pranë Alfred Kaçinarit dhe nuk është se ka bërë shumë xhiro për të takuar kolegë të tjerë.

“Erdha tek ty, me dritë në sy…”
Hajde dashuri hajde, sa edhe Markezi do e kishte zili, këtë të Arbër Arapit dhe Marsida Saraçit. Të fejuar prej disa kohësh, ata çdo gjë e bëjnë bashkë qoftë në aspektin profesional e qoftë në atë shoqëror. Një lidhje që lindi nga një konkurs e që u zhvillua me kalimin e muajve.

Ky shkrim u botua më 9 Gusht 2008

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb