Në lajmet  “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” GazetA Shqiptare sjell fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të gazetës. GSH.al, sjell: Vjen në qejf deputetja republikane Përnaska. Ky Albani ose është tapë, ose gjithnjë duket i tillë

 

Vjen në qejf deputetja republikane Përnaska

Deputetja republikane Lajla Përnaska është shumë e dhënë pas jetës social-kulturore në vend. Ajo nuk mungon në evente të tilla dhe është tip mjaft e shoqërueshme. Por duket se këtë herë ajo është argëtuar së tepërmi. Nuk i pushojnë të qeshurat e duket se ka ardhur në qejf. Në dukje ajo po pi vetëm një pije energjike, por mbase brenda gotës ka hedhur dhe pak vodka sa e ka bërë ta marri darkën me të qeshura.

Ky Albani ose është tapë, ose gjithnjë duket i tillë
Që të shohim me një gotë përpara, me sy të kuq dhe flokë të shpurpurisur Aleksandër Gjokën, kjo tashmë nuk përbën më lajm. Madje i tillë do të ishte sikur ai të shfaqej ndryshe. Por në këtë foto paparac na bën përshtypje Alban Skënderaj i cili ose ka pirë, se po i mbyllen sytë, ose së fundmi ka nisur të dalë në fotografi gjithnjë si i dehur. Fajin me siguri duhet ta ketë fotografi ynë sepse Albani e mban veten djalë king e si i tillë s’mund të dalë kaq i lodhur në fotografi.

Ky shkrim u botua më 16 Gusht 2008

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb