Përveç një ndeshje spektakolare ndeshja midis Atalantës dhe Lacios solli edhe një duel mjaft interesant, atë të një “derbi” midis dy portierëve shqiptarë, Strakoshës dhe Berishës. Sipas vlerësimit të mediave italiane, respektivisht të Sportmediaset, Strakosha fitoi “medaljen” e më të mirit në duelin me Berishën. Strakosha ishte deçiziv në disa raste ku shpetoi ekipin e tij nga disfata, kur gjendej në disavantazh të dy golave. Ndërsa Berisha kishte një pjesë të parë për t’u harruar, ndërsa në pjesën e dytë tregoi se edhe ai ishte aty.

Strakosha 7 – Lazio ka një shtyllë të sigurt në mbrojtje, ai është Strakosha. Edhe pse pësoi 3 gola, asnjë për faj të tij, forma e portierit shqiptar ishte e shkëlqyer, sidomos në një pritje spektakolare ndaj Cristante, pritje e cila shmangu disavantazhin e thellë 3-0, që mund të ishte fatal për lacialët. Në pjesën e dytë reagon shumë mirë në dy goditje të Gomez, madje shmangu për të dytën herë një tjetër disavantazh që mund të “shkruante” një tjetër histori për ndeshjen. Një tjetër goditje e rrezikshme nga Freuler u neutralizua shumë mirë nga gardiani shqiptar, që i dha një tjetër dorë Lacios për të dalë nga transferta e Bergamos me një pikë.

Berisha 6– Në pjesën e parë nuk kishte shumë punë, përveç dy gjuajtjeve Milinkovic-Savic, që sollën edhe golat. Dy gjuajtje që e gjetën disi të përgjumur Berishën pasi mund të bënte më mirë. Sidomos në golin e parë reagon me shumë ngadalë. Në pjesën e dytë, Berisha vjen në formë ku reagon shumë mirë në një gjuajtje të fortë të Leiva dhe më pas nga Luis Alberto. Ndoshta nuk ishte dita më e mirë për Berishën, por në një ndeshje të hapur dhe me shumë raste, performanca e tij meriton sadopak vlerësim pozitiv.

 

Atalanta dhe Lazio barazuan 3:3 në ndeshjen që dhuroi gjithçka, gjashtë gola, raste të shumta, aksione të bukura, ritëm të lartë të lojës.

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb