TIRANE– Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në tualetin e shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi në një pallat pranë zonës së “Astirit”.

Burime zyrtare nga policia bënë deri më tani nuk dihet identiteti i viktimës. Gazetarja Dorajan Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima është gjetur nudo dhe i pajetë në banjën e shtëpisë, ndërkohë që dyshohet se vdekja ka qenë aksidentale.

Të njëjtat burime theksojnë se ka dyshime që burri mund të ketë rrëshqitur, e për pasojë ka humbur jetën nga goditja. Sakaq, forcave të zjarrfikëses u është dashur të hapin me forcë derën e shtëpisë së viktimës. Ndërkohë, policia po heton rreth zbardhjes së plot të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: