TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishte në takimin e përfaqësueses së lartë të diplomacisë europiane Federica Mogherini me opozitën sot në mesditë por e ka pritur krahëhapur në Rinas.

Basha-Mogherini

Basha ka qenë i pari që ka mbërritur në vendin e takimit pas kthimit nga Gjermania, ndërsa Mogherini ka shkuar disa minuta me vonesë, dhe madje i ka kërkuar ndjesë. Takimi mes tyre, sipas videos së publikuar nga vetë kreu i PD-së në faqen e “Facebook”, ka qenë shumë i ngrohtë. Në takim ka qenë edhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.

Më herët nga burime zyrtare nga PD, u tha se Basha do të kishte një takim ‘flash’ me Mogherinin. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb”, duke iu referuar burimeve nga PD, se Basha do të zhvillonte një takim të shkurtër me Mogherinin në Rinas.

Ky takim do të jetë para se Mogherini të largohet nga Tirana, ndërsa do të shkojë në Maqedoni.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb