Cigarja të cilën deri në gjysmë e ka pirë ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Winston Churchil gjatë rrugës për Paris në vitin 1947, është shitur për më shumë se 12.000 dollarë në një ankand në internet.
Mbetjet e cigares, e gjatë 10 centimetra, janë blerë nga një koleksionist që ka preferuar të mbetet anonim nga Palm Beach në Florida, njoftoi shtëpia e ankandit RR Auction nga Bostoni.
Përveç cigares, është shitur edhe fotografia e Cherchil me cigare në aeroport, në të cilën është autografi i tij.

Cigaren e kishte ruajtur piloti britanik William Alan Turner, i cili drejtonte aeroplanin me të cilin Cherchil dhe bashkëshortja e tij udhëtuan deri në Paris.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb