Nesër në orën 20:00 Serbia do të masë forcat me Zvicrën në takimin e vlefshëm për Grupin E të Botërorit. Kjo përballje pritet t’i kalojë kufijtë sportive pasi mjafton të përmendësh faktin se 5 shqiptarë janë pjesë e ekipit të Zvicrës.

Këtë nuk e ka mohuar as ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në një intervistë të fundit ka folur pothuajse si një tifoz. Për sfidën me helvetët ai ka deklaruar:

“Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes”, ka thënë fillimisht Dacic.

“Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”- shtoi më pas Daçiç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb