TIRANE– Një 38-vjeçare nga Tirana ka denoncuar ish-burrin e saj, pasi nuk e lejon të takojë dy fëmijët e saj të mitur. Gruaja thotë se pas divorcit, ish-bashkëshorti i saj 43-vjeçar e ka kanosur me fjalë, gjë për të cilën asaj i është dhënë Urdhëri i Mbrojtjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 09.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk lejon të takojë dy fëmijët e mitur, si dhe në rrjetet sociale, ka kanosur me fjalë ish-bashkëshorten O.M, 38-vjeç, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes.

Materialet i kaluan Gjykatës së Tiranës për akuzën e “për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: