Australia ka bërë zgjedhjen e saj sa i takon trajnerit që do të drejtojnë skuadrën në Botërorin “Rusi 2018”. Për postin që shumë është përfolur se do ta marrë ish-tekniku i Shqipërisë, Xhani De Biasi, është përcaktuar një tjetër italian.

Sipas “The Australian”, drejtimin e Kombëtares do ta marrë Roberto Mancini, aktualisht trajner i Zenit-it në Rusi. Po sipas këtij burimi Mancini do të qëndrojë në krye të skuadrës vetëm për Botërorin, më pas do të bëhet një tjetër zgjidhje.

Së fundmi në mediat italiane Mancini ishte përfolur si kandidati potencial për të marrë drejtimin e kombëtares “axurre”, por me lëvizjet në sfond drejtuesve do t’i duhet të mendojnë për një tjetër alternativë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb