Babai i dukeshës së Sussex, Thomas Markle, ka shprehur trishtimin e tij për faktin se nuk mundi të ishte në krahë të së bijës teksa ajo shkonte drejt altarit.

“Unë jam një shënim në eventin historik më të madh, si babai që  nuk përcolli vajzën në altar. Kjo më mërzit disi”, tha ai për ‘Good Morning Britain’ (Mirëmëngjes Britani).

Babai i Markle tha se ai ‘do kishte dashur absolutisht të ishte prezent në event, por ishte i pamundur për arsye shëndetësore’.

Duke përshkruar momentin e propozimit nga ana e Harryt për Meghan, Thomas Markle pretendon t’i ketë thënë dhëndrrit të tij të ardhshëm: “Je një xhentëlmen, më premto se nuk do të ngresh kurrë dorë kundër sime bije dhe do kesh miratimin tim.”

Image result for harry meghan

Thomas gjithashtu tha se diskutoi për politikë, përfshirë edhe biseda për presidentin amerikan dhe Brexit, me princin Harry.

“Unë po thoja se nuk e pëlqeja Donald Trump dhe Harry m’u përgjigj: Jemi një shans”, tha z. Markle.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: