Barcelona fitoi ditën e djeshme me rezultatin 3-0 përballë Girona-s, por ylli i ekipit katalanas Leo Messi, nuk mundi të shënojë asnjë gol. Një prej arsyeve ishte Maffeo, 20 vjeç, është i huazuar deri në fund të sezonit te Girona nga Manchestser City.

Spanjolli bëri 27 paraqitje për Girona sezonin e kaluar teksa siguruan ngjitjen në La Liga për të parën herë dhe tani Maffeo është pyetur nga pesë herë fituesi i Ballon d’Or gjatë përplasjes së skuadrave gjatë mbrëmjes së shtunë në Estadi Muncipal de Montilivi.

“Messi më bëri dy pyetje, nëse isha huazuar nga Manchester City dhe se sa vjeç isha. Do më rrish gjithë ditën mbrapa? më pyeti Messi, dhe unë i thashë s’kam çfarë të bëj, je lojtari më i mirë në botë” shprehet Maffeo.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb