U luajt në Korçë sfida e parë e javës së 6-të në Kategorinë Superiore, ku Skënderbeu i Ilir Dajës bëri detyrën në shtëpi ndaj Lushnjës duke fituar me rezultatin 4-1. Skuadra korçare e dominoi takimin, duke mos i dhënë asnjë shans Lushnjës për të arritur një rezultat surprizë.

Afrim Taku hapi serinë e golave për bardhekuqtë në minutën e 20-t. Verdhjeshilët e Banos provuan të befasojnë vendasit me golin e Sefës në minutën e 29-t, por avantazhi i lushnjarëve zgjati 12 minuta, pasi ishte përsëri Taku që në minutën e 41-të shënoi golin e dytë.

 

czxczcz

Me fillimin e pjesës së dytë korçarët u vunë në kërkim të golit të sigurisë duke krijuar disa raste të pastra shënimi. Duhet të vinte minuta e 75-t që Ali Soue të shënonte golin e tretë. Pesë minuta më vonë ka qënë radha e Xhejms për ti vënë “kapakun” sfidës me golin e 4-t. Me fitoren e sotme, Skënderbeu kryeson kampionatin me 16 pikë, ndërsa Lushnja mbyll fundin e renditjes me 2 pikë.

Soue

 

MINUTE PAS MINUTE

Mbyllet takimi në Korçë, Skënderbeu-Lushnja 4-1.

90′ Akordohen 2 minuta shtesë.

80′ Kundërsulm i shpejtë për Skënderbeun,  Xhejms merr një asist nëzonës nga Muzaka, shmang bukur portierin Bejte dhe më pas dërgon topin në rrjetë 4-1. 

 

79′ Pepa kroson bukur nga e majta për Sefën, i cili zhytet me kokë, por fantastike ndërhyrja e Shehit, i cili shpëton një gol të sigurt.

75′ Vjen goli i tretë për korçarët, Soue godet saktë me kokë brenda zonës pas krosimit të Kristi Vangjelit. 3-1.

68; Goditje dënimi për Skënderbeun, Radas provon të befasojë Bejten me një gjuajtje të drejtpërdrejtë, por topi përfundon mbi kuadrat.

67′ Alban Byzhyti ndëshkohet me karton të verdhë, i dyti për skuadrën e Lushnjës.

65′ Marko Radas kroson nga e majta për Jashanicën, i cili godet fuqishëm me kokë por topi përfundon jashtë kuadratit.

57′ E pafalshme çfarë ka humbur Muzaka, i vetë përball portierit Bejte, e ka përplasur topin në këmbët e gardianit lushnjar.

54′ Arbër Mone ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

51′ Një mundësi mjaft e mirë për Skënderbeun.  Kombinim i bukur mes Ditës dhe Xhejms, por ky i fundit hutohet në minutën e fundit dhe nuk arrin të finalizojë nga brenda zonës.

46′ Ka filluar pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu-Lushnja 2-1

45′ Akordohet 1 minutë shtesë nga gjyqtari i katërt.

41′ Një përgjumje e mbrojtjes së Lushnjës, Soue jep një asist për Takun, i cili shënon golin e dytë personal në këtë sfidë, 2-1 për Skënderbeu.

37′ Mundësi shënimi për Ali Soue, pas krosimit të Kristi Vangjelit, sulmuesi bardhkuq nuk arrin ta devijojë topin në rrjetë.

33′ Xhejms krijon iluzionin e golit, por gjuajtja e tij përfundon shumë pranë shtyllës së djathtë pingule të Bejtes.

29′ Lushnja barazon rezultatin falë një aksioni model nga krahu i majftë, Mone kroson për Sefën, i cili godet topin me kokë dhe përshëndet rrjetën, 1-1.

Sefa

28′ Kundërsulm i Skënderbeu me Xhejms, i cili pason te Dita, ndërhyn në momentin e fundit mbrojtësi Marku duke i hequr një mundësi të artë shënimi korçarëve.

20′ Skënderbeu kalon në avantazh, Afrim Taku shtyn topin në rrjetë shumë pranë vijës fatale, pas gjuajtjes së Soeu. 

Skenderbeu gol

13′ Tjetër tentantivë nga distanca e Bruno Ditës, por ndërhyn mjaft mirë portieri Bejte, i cili devijon topin në goditje nga këndi.

10′ Hermes Shkullaku ka një mundësi mjaft të mirë nga e majta, por mesfushori pogradecat tregohet egoist duke mos pasuar për shokët e skuadrës. Ndërhyn më pas Jashanica, i cili bllokon aksionin e verdhjeshilëve.

6′ Goditje dënimi për Skënderbeu, kroson Vangjeli me të majtën, topi i tij është i ulët, Sefa largon në goditje nga këndi.

2′ Skënderbeu krijon rastin e parë me Xhejms Adenij, i cili nuk kordinohet siç duhet dhe i jep mundësinë mbrojtësve lushnjarë të largojnë rrezikun.

1′ Ka nisur takimi, Soue shkelmon topin e parë nga qendra.

Skënderbeu-Lushnja 4-1

Taku 20′, 41′, Soue 75′, Xhejms 80′ / Sefa 29′

Skënderbeu: Shehi, Jashanica, Vangjeli, Radas, Aliti, Dita, Muzaka, Shkodra, Taku, Xhejms, Soue

Trajner: Ilir Daja

Lushnja: Bejte, Byzhyti, Ruço, Marku, Mone, Gava, Papa (Alushin), Canka, Meto, Shkullaku (Pepa), Sefa

Trajner: Artan Bano

Gjyqtar: Orlando Kuka (Tiranë)

KV: Mone 54′/panoramasport

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: