KORCE- Kryeministri Edi Rama përmes profilit të tij në Facebook ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë korçarët që duhet t’i drejtoheshin QSUT-së në Tiranë për për operacionin e tiroides. Kryeministri thotë se pas mungesës disa vjeçare, ky operacion po kryhet edhe në Korçë, në këto momente nga kirurgu i njohur prof. Etmond Çeliku, shef i shërbimit të kirurgjisë dhe prof. Ilir Ohri, shef i shërbimit anestezi-reanimacionit në #QSUT”.

STATUSI I PLOTE

Po ndodh tani! Sistemi i patronazhit për spitalet rajonale dhe bashkiake ?Kirurgu i njohur prof. Etmond Çeliku, shef i shërbimit të kirurgjisë dhe prof. Ilir Ohri, shef i shërbimit anestezi-reanimacionit në #QSUT po kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale të gjendrës tiroide apo siç njihet operacioni i strumës në spitalin rajonal të Korçës, ndërhyrje që nuk kryhej prej vitesh në këtë spital.

#Shërbime afër qytetarit dhe me cilësi si edhe #Trajnim i mjekëve të spitalit të Korçës për të kryer ndërhyrje komplekse

Prej dy ditësh janë stacionuar në spitalin rajonal të Korcës neurolog, kardiolog dhe nefrolog nga QSUT. Patronazhi vijon prej ditës së djeshme dhe në Vlorë, Kukës, Gjirokaster dhe Burrel. Plani i shpërndarjes së mjekëve të specializuar do të vijojë të mbulojë mbi baza ditore nevojat për specialistë nga spitalet universitare në të gjitha spitalet rajonale e bashkiake duke u mbështetur njëkohësisht edhe me paketën e miratuar të stimujve financiarë #PërShëndetësinëQëDuam
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: