Mërgim Mavraj për shkak të një dëmtimi do t’i mungojë Kombëtares në sfidën e sotme tepër të rëndësishme kundër Italisë në “Renzo Barbera” dhe për këtë fakt është shumë i mërzitur. Futbollisti i Hamburgut që gjithmonë ka qenë një ‘digë’ e vërtetë në mbrojtje ka treguar pak më parë me anë të një statusi në “Facebook” torturën që po kalon para ndeshjes.
mergim mavraj
“Torturë t’i ndjek çunat nga TV. Sikur të isha në Palermo. Dalshi faqebardhë”, shkruan Mavraj në diçiturën e fotos.

Sigurisht që nga na e 30 vjeçarit nuk mund të mungonte edhe një urim për shokët e tij të ekipit, i cili ashtu si shumë tifozë të tjerë kuqezi presin shumë nga futbollistët që zbresin sonte në stadiumin “Renzo Barbera”, citohet në mesazhin e qendërmbrojtësit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb