TIRANE- Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, nuk ka mundur të sigurojë një mandat deputeti në Kuvendin e Shqipërisë. Ndonëse ka marrë rreth 19 mijë vota në mbarë vendin, LIBRA nuk do mund të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Blushi thotë se deri në fund të procesit të numërimit LIBRA do të arrijë 20 mijë vota.

Duke folur si një ish-deputet, Blushi thotë se përgjegjësia është vetëm e tij.

POSTIMI I PLOTE

PËR GJITHË LIBRAT
Te dashur LIBRA, kur kutitë të mbyllen ne do kemi 20.000 vota në gjithë Shqipërinë dhe asnjë mandat. Dua tju falenderoj të gjithëve dhe t’ju them, se përgjegjësia është vetëm e imja dhe merita është e gjitha e juaja. Do bëj gjithshka mundem, që projekti LIBRA të vazhdojë. Kanarina nuk hyri dot në minierën e qymyrit megjithëse fluturoi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: