Ndonëse nuk bëri aq zhurmë sa ndërprerja e takimit Itali-Shqipëri, ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” mes Kosovës dhe Islandës nuk kaloi pa probleme.
Pak minuta para takimit, grupimi që mbështet përfaqësuesen e Kosovës, “Dardanët”, tentuan të fusnin brenda stadiumit një banderolë me mbishkrimin “Kosovo is Kosovo”, por kjo gjë u ndalua nga organizatorët e ndeshjes.

Kaq duhej për të shkaktuar një lumë reagimesh. Grupime të ndryshme të shtetit më të ri e cilësuan si të papranueshme atë çka këta tifozë tentuan të bënin. Shumë prej tyre u distancuan duke theksuar se për ata ekzistonte vetëm një banderolë, “Kosovo is Albania”.
bersant celina
Ende pa u ftohur situata, sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës dhe njëkohësisht lojtar i Manchester City, Bersant Celina, ka shpërndarë pak çaste më parë në “facebook” banderolën e cila u ndalua të futej në “Loro Boriçi”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb