BEOGRAD- Pas Kosovës e Shqipërisë ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland e ka ndalur turinm e saj në Serbi, aty ku deklaroi se Beogradi zyrtar nuk duhet të zgjedhë midis Rusisë dhe Amerikës.

“E kuptojmë qe Serbia ka një bashkëpunim afatgjatë me Rusinë dhe se lidhjet e saj me të janë të forta, familjare, kulturore dhe fetare… nuk shohim ndonjë kontradiktë në faktin se Serbia ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe SHBA-në. Nuk mendojmë se duhet t’iu kërkojmë partnerëve dhe aleatëve të zgjedhin anë”, tha Nuland.

Më tej ajo ka orfuar mbështetjen e SHBA-ve ndaj rrugës evropiane të Serbisë dhe ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut politik midis Beogradit dhe Prishtinës.

E pyetur nëse SHBA, në fund të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, do të kërkojë nga Serbia të njohë Kosovën, Nuland ka thënë: “Procesi i dialogut po zhvillohet në drejtim të duhur. Ne jemi avokatë shumë të fuqishëm të dialogut. E shohim se si ai proces po rritet dhe përmirësohet. Procesi do të zgjasë dhe ne jemi shprehur të gatshëm që ta përshpejtojmë dhe ta ndihmojmë atë”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb