Vetë producenti i këngës dhe pjesëmarrësi në duet me Greta Koçin, Nurteel, ka rrëfyer për marrëdhënien mes dyshes dhe skenat “hot” në klip. “Nuk e besoj që kanë qenë skena hot, skena shumë normale kanë qenë dhe me Gretën jemi miq dhe bashkëpunojmë në muzikë”, theksoi ai. I pyetur a ia ka vlejtur të realizohet kënga “A ja vlen”, vetë producenti thotë se ia ka vlejtur shumë. “Normal që ja ka vlejtur, përderisa me gjithë dëshirë është realizuar dhe mendoj që është këngë, që secili e gjen veten. Këngët e tilla ecin”,
shtoi Nurteel.

Për projektet e reja si këngëtar, ai thotë se befasitë do të mbesin befasi, kur dihet se ai më parë
bashkëpunoi edhe me Bleron. Kurse për punët si producent, njeriu që ia realizoi instrumentalin e projektit “Ajo” të Geasyt dhe Majk, bashkë me Granit Gashin dhe LiBeats, thotë se këngët e bukura nuk do të ndalen. “Befasia gjithmonë do të mbetet befasi. Janë pak producentë me të cilt nuk jemi duke punuar, për momentin besoj që këtë vit do të sjellim edhe disa këngë të bukura”.
(ma.ar/summer pages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: