Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Nusja i helmoi nënën, djali rrëqeth në rrjetet sociale: E vërteta rrugën e ka të gjatë por…

Olti Lami, vdekja e nenes

TIRANE- Mosmarrëveshjet e shpeshta mes nuses 21-vjeçare Marjana Cmeta dhe vjehrrës së saj Lirije Lami duket se kanë çuar në krimin e rëndë brenda familjes, të ndodhur në prill të vitit të kaluar në Kamëz por të zbuluar një ditë më parë.

Ndërsa nusja në dëshminë e saj ka pranuar se e ka helmuar vjehrrën duke i hedhur helm në lëngun e portokallit, e më pas e ka mbytur me shall dhe duar, i shokuar duket të ketë mbetur më shumë ish-bashkëshorti i saj, Olti Lami.

Në profilin e tij në Facebook gjen shumë statuse për nënën, dedikime e poezi. Djali thotë se e ndjen pafund mungesën e saj dhe flet për të vërtetën, e cila mund ta ketë rrugën të gjatë, por vjen një ditë.
statusi

Statusi i një viti më parë
NËNË TI SHKOVE N’TJETËR BOTË
E KËTU MË LE MUA
MË SMUN TË DËGJOI NGA TI
FJALËN BIR TË DUA
TË MORRI ZOTI TY MOJ NËNË
E MË LA MUA PA TY
MËRZITEM SHUMË MOJ NËNË
QË MË S’MUND TË SHOH ME SY
SHPESH MENDOJ PËR TY NËNË
E KUJTOJ DITËT QË KALUAM BASHK
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
NË ZMËR MU FORMUA NJË BOSHLLËK
KUR AFROHEM TE VARRI YT
SYT MU MBUSHEN PLOT ME LOT
NËNË TI MË LE MUA
DHE SHKOVE NË TJETËR BOT
TË GJITHË MË SHIKOJNË MOJ NËNË
NDOSHTA JU DHIMBSEM UNË
OJ NËNË TË GJITH E KANË DITUR
SE TË KAM DASHUR SHUMË
KUR FLE NATËN NËNË
UNË VETËM PËR TY MENDOJ
DO TË DOJA TË KEM PRANË
DHE FYTYRËN TËNDE TA LEDHATOJ
JAM PISHMAN MOJ NËNË
SE NUK TA DITA VLERËN
PREJ QË VDIQE TI MOJ NËNË
VDEKJA YTE NA MBYLLI DERËN
ASKUSH MOJ NËNË
MË TEK NE NUK VIE
QË PREJ ASAJ DITE
KUR U LARGOVE PREJ KËSAJ SHTËPIE
olti
NGJARJA
Më 30 prill të vitit 2017, policia raportoi se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja L.L (Lirie Lami), vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti.

E akuzuar për këtë vrasje është nusja e djalit të saj Marjana Cmeta, 21 vjeç. Cmeta dyshohet se e ka vrarë vjehrrën e saj duke i hedhur fostoksinë në ushqim për konflikte familjare, pasi ajo nuk e pranonte si nusen e djalit.

Ngjarja u zbulua nga hoxha Hysen Shehu, tek i cili e reja shkoi të rrëfehej e ku pranonte se ka qenë ajo që ka helmuar të vjehrrën ndërsa kërkonte që “Allahu t’ia falte këtë mëkat”.

Këtë rrëfim hoxha Hysen Shehu e pati regjistruar në video dhe vuri në dijeni Agim Lamin, bashkëshort i viktimës dhe vjehrri i nuses së arrestuar. Po ashtu në dijeni është vënë edhe një familjar i tyre Arben Saliu. Hoxha Hysen Shehu, 45 vjeç është mes personave të arrestuar nga policia për “Moskallëzim krimi”.

“Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Renda”,-sqaron policia.
(m.a/BalkanWeb)