https://www.youtube.com/watch?v=ZC5LZXeeRUQ
Nga: MARIGLEN MERTIRI*
TIRANE – 340 mësues ndihmës te trajnuar dhe te pajisur me manual do t’i shtohen arsimit shqiptar këtë vit, për të mësuar nxënësit me aftësi të kufizuara apo aftësi të veçanta. Nën moton e gjithëpërfshirjes në arsim, Ministria e Arsimit së bashku me organizatën World Vizion, kanë hartuar edhe manualin përkatës specifik të fëmijëve, ku mësuesit këshillohen për mënyrën e të vepruarit dhe të sjellurit. Por sërish problem mbeten rastet kur fëmijët nuk identifikon që kanë aftësi të kufizuara dhe u mungon trajtimi.

“Ne jemi realistë që pjesa më e madhe e fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk arrijnë deri në sistemin shkollor. Deri tani kemi trajnuar afërsisht 340 mësues dhe shpresojmë që në vitin e ardhshëm rreth 600 të tjerë. Në fakt nuk ka dhëna të vërteta sepse nuk është bërë një studim i mirëfilltë se sa është numri i fëmijëve me aftësi të kufizuar në sistemin arsimor.”- deklaroi Rein Dekker, drejtor i World Vizion.

Në sistemin tonë arsimor, sipas Ministrisë së Arsimit janë evidentuar rreth 2400 fëmijë me aftësi të kufizuara që ndjekin rregullisht mësimin.

“Elementi i mësuesit ndihmës për herë të parë fillon sivjet dhe do të vazhdojë deri në 2017-ën të jetë pjesë reale e buxhetit të shtetit.”- deklaroi zv/ministrja Nora Malaj.

Manuali i prezantuar për mësuesit është vlerësuar nga këta të fundit, të cilët e kanë si një Kushtetutë të vlefshme për rastet specifike që mund të kenë në klasat e tyre.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb