KAZAKISTAN- Ndoshta të gjithë kemi marrë ndëshkime kur kemi shkuar me vonesë në një orë mësimi. Një mësuese u pezullua nga detyra pasi e detyroi nxënësen e saj që të mbante një karrige të rëndë mbi kokë si ndëshkim për faktin se ajo kishte shkuar vonë në klasë. Rasti në fjalë ndodhi në Kazakistan.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale shihet mësuesja, e cila ‘kërcënon’ nxënësi duke thënë se kushdo që nuk ka bër detyrat e shtëpisë do të marrë po të njëjtin ndëshkim.

Sakaq, sapo u bë publik lajmi, mësuesja është justifikuar me faktin se nxënësja e kishte një rast të përsëritur vonesën në shkollë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: