BERLIN- Gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times“ ka sulmuar kancelaren gjermane, Angela Merkel. Fill pas sulmeve që ndodhën në Këln dhe disa qytete të tjera gjermane, NY shkruan se këto ngjarje adresojnë si autorë kryesore Merkel. Ndër të tjera gazeta në artikull citon se kancelarja duhet të japë dorëheqje.

Mësohet se Merkel është sulmuar ashpër nga gazeta për shkak të politikës së saj të mikpritjes. Një nga kritikat që i drejtohet asaj është dhe hapja e portave për refugjatët, iniciativë e cilë është cilësuar si “çmenduri” nga gazeta.

Disa muaj më parë Merkel vendosi të presë refugjatët duke thënë se “do të ndryshonin fytyrën e Gjermanisë”. Por në fakt ata po e ndërrojnë, për keq. Ndër të tjera “New York Times” është shprehur pa rezerva sa i takon çështjes së refugjatëve, që sipas gazetës duhet të përzihen nga Europa, si e vetmja zgjidhje.

Në artikullin e shkruar NYT thotë se Gjermania është pranë një skenari të frikshëm. Ata citojnë librin “Nënshtrimi” të Michel Houllebecq. Në këtë libër flitet për nënshtrimin e Europës ndaj Islamit. “Ka mundësi që e njëjta gjë të ndodhë në Gjermani’, shkruan gazeta amerikane.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: